Aktuale

NISMA kërkon nga vëzhguesit e komisionarët të mos bien pre e asnjë propagande

Dega e NISMA për Kosovën në Drenas u bën thirrje gjithë komisionarëve e vëzhguesve të mos bien pre e asnjë propagande ku nxjerrin rezultatin e zgjedhjeve ende pa filluar procesi i numërimit të votave.

“Dega e Nismës për Kosovën u bën thirrje gjithë vëzhguesve dhe komisionarëve të jenë të kujdesshëm në procesin e numërimit të votave dhe mos të bien pre e asnjë dezinformate që nxjerr PDK-ja, sepse në bazë të informacioneve nga njerëzit tanë në teren, fitues i zgjedhjeve të sotme është kandidati ynë Isa Xhemajlaj”, thuhet në komunikatë.