Aktuale

Nisma prezanton aderimin e ri, ish anëtarin e PDK-së (Foto)

Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimin më të ri. Në partinë e Fatmir Limajt sot ka aderuar ish anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevdet Smakiqi.

Më këtë rast, kreu i Nismës i ka uruar mirë se ardhje, Smakiqit.
Lideri i Nismës, e ka vlerësuar si profesionist të madh Smakiqin.

“Xhevdet Smakiqi është një profesionist i madh. Është kënaqësi që ai po vjen në shtëpinë tij. Vendin e presin sfida të mëdha në vitet në vazhdim. Institucioneve të vendit u duhen njerëz profesionist si Smakiqi”, ka thënë Limaj.

I sapoaderuari tek Nisma për Kosovën, Xhevdet Smakiqi është shprehur i lumtur qe po i bashkohet Nismës.Ai është zotuar se do të japë kontributin e tij tek Nisma për Kosovën.

Ndryshe, Smakiqi ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e PDK-së. Ai ka braktisur këtë parti duke iu bashkuar Nismës për Kosovën./Indeksonline/

the authorE B