Aktuale

Një i arrestuar për gjuajte me armë në një aheng familjar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Negrovc të Drenasit pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e llojit BRAUN dhe tre gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.