Një baba si Patrisi, kështu e ushqen Tianin në park (Foto/Video)

Çifti i njohur këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha, janë duke përjetuar ditët më të lumtura në jetën e tyre.

Pak ditë më parë, Tuna e Patrisi u bënë prindër për herë të parë, duke pagëzuar djalin e tyre me emrin Tian, transmeton Gazeta Express.

Që nga momenti kur ka lindur Tuna, Patrisi ka dëshmuar për të gjithë fansat e tij se është një baba shumë i përkushtuar.

Patrisi pothuajse çdo ditë publikon imazhe të djalit të tij, i cili ia dha epitetin baba.

E në këto ditë të bukura me diell, Patrisi ka vendosur ta shëtisë Tianin e vogël në park.

Ai vetëm pak minuta më parë ka publikuar foto e video ku shihet duke mbajtur në krahë djalin e tij.

Por ajo që bie në sy është se Patrisi kujdeset aq mirë për Tianin saqë edhe e ushqen atë.

Për më shumë shikoni më poshtë këtë foto e video të ëmbël.

Një ditë më parë, ishte Tuna ajo e cila kishte përmbledhur imazhe të Tianit që nga momenti i lindjes e deri në këto ditë.

Aty Tuna kishte zbuluar shumë fotografi të cilat nuk i kishit parë./Gazeta Express/