Aktuale

Një fëmijë katërvjeçar shtypet nga traktori në Gostivar

Një fëmijë katërvjeçar ka marrë lëndime të rënda nëpër trup pasi ka rënë dhe është shtypur nga një traktor, që e drejtonte gjyshi i tij. Pas ndihmës së dhënë në spitalin e Gostivarit, ai urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit.

Sipas SPB Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite në një arë, në vendin e quajtur “Dunaishte” kur R.A. (60) me traktor ka qënë duke kryer punë bujqësore. Fëmija është ngjitur në traktorin që lëvizte dhe për një moment ka rënë, dhe me pas është shtypur me njërën nga gomat e traktorit.

Prindërit e fëmijës e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Gostivarit, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar më pas në Qendrën e Urgjencës në Shkup.