Aktuale

Një femre i vidhet kuleta me 300 euro

Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti në një market kishte vjedhur kuletën e viktimës femër K/Shqiptare.

Sipas viktimës në kuletë kishte 300 euro dhe 20 dollarë para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Zajm të Klinës në ora 10:40.Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.