Një grua italiane u martua me vetveten

Një grua nga Italia është martuar me vetë veten, transmeton arbresh.info.

Ajo ka pasur 70 të ftuar për ta parë në fustan të bardhë teksa I dedikohet përgjithmonë vetës së saj.

Laura Mesi, është një instruktore fitnesi nga Milani dhe është bërë gruaja e parë Italiane që është martuar me vetë vetën.

Gruaja 40 vjeçare ka thënë që këtë ide e ka pasur prej 12 vitesh.

Ajo u kishte thënë të afërmve dhe miqve që nëse nuk e gjen shpirtin binjak do të martohet me vetveten.

Ajo ka shtuar që mund të ketë përrallë edhe pa princin e kaltër./arbresh.info/