Shëndetësi

Një grua vdes nga ‘mbidoza’ e vitaminës D, të cilën ia kishte përshkruar një doktoreshë pa eksperiencë

Një grua 86 vjeçare vdiq pasi përdori vitaminë D, më shumë se që është e lejueshme.

Një doktoreshë e re, që nuk kishte shumë eksperiencë në praktikat mjekësore është duke u përballur me drejtësinë, pasi pranoi që i ka përshkruar një gruaje 86-vjeçare një recetë të gabuar që përmbante 30 herë më shumë dozë të vitaminës D se që ajo kishte nevojë

Dr. Claire, i përshkroi një recetë 86 vjeçares që përfshinte konsumimin e dy tabletave kalciferol ose të vitaminës D brenda një dite, përderisa ajo kishte nevojë vetëm për një tabletë brenda një muaji.

Doktoresha e cila, në atë kohë kryente praktikën mjekësore, e trajtoi 86 vjeçaren si një paciente me sëmundje kronike të mëlçisë, përderisa ajo kishte nevoje vetëm për një dozë të ulët pas frakturave të cilat i kishte pësuar në vitin 2014. Kjo paciente vdiq, dhe shkaqet e vdekjes së saj u kuptuan pas një kohe për shkak të gjakderdhjes që e kishte pësuar në traktin gastrointestinal si pasojë e sasisë së lartë të vitaminës D përkatësisht sasisë se kalciumit.

“Unë nuk kam pasur informacione që vitamina D duhet të konsumohet vetëm një herë në muaj, dhe konsumimi i shpeshte i saj do të kishte këto pasoja” tha Dr. Claire, e cila pohonte për gabimin e bërë, mirëpo këmbëngulte që e ka bërë nga mungesa e informacioneve.

Gruaja 86 vjeçare kishte një histori të demencës vaskulare dhe kishte bërë një ndërhyrje kirurgjike në fytyrë për të hequr një tumor. Pas konsumimit të dozës së tepruar të vitaminës D, ajo kishte ndërruar jetë pas disa muajve.

the authorBurbuqe Metolli