Aktuale

Një i vdekur dhe dy të plagosur pas një aksidenti në Krujë

Një mjet ka dalë nga rruga në fshatin Mafsheq të Krujës, me pasojë vdekjen e një 52-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale Q.B, e ndërsa dy të dëmtuarit janë E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i gjendur aktualisht në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.