Aktuale

Një javë pas vdekjes Zyra e Kryeministrit hap Librin e Zisë për ish-kryeministrin e Kosovës

Nesër dhe pasnesër(29-30 gusht) në ndërtesën e Qeverisë do të hapet Libri i Zisë për ish kryeministrin Bajram Rexhepi.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Libri i Zisë gjatë dy ditëve do të jetë i hapur do të jetë i hapur prej orës 9:00 deri në orën 12:00

Bajram Rexhepi ka vdekur të hënën e kaluar(21 gusht) në një spital të Turqisë pasi që në prillin e kaluar kishte pësuar sulm në tru./KosovaPress/