Aktuale

Një mik i afërt ia kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit, pas aferës me jaht

Haki Abazi, deri dje militant i zjarrtë i Shpendi Ahmetit dhe Vetëvendosjes, zyrtar i Rockefeller, në një postim në Facebook, ia ka kërkuar dorëheqjen Shpendit. Abazi, kreut të Prishtinës ia numëron personat që dhanë jetën për Kosovën.
Pas aferës së kreut të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me jaht, dorëheqjen ia ka kërkuar edhe një mik i afërm i tij.

“Kosova nuk është e partive politike as prone private e askujt, as prone e Stambollit e as e Frances- është e qytetareve dhe atyre qe kane dhëne gjithçka për të”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë:

Nuk falet!

Dua ta kujtoj sot Agim Hajrizin- heroin e Kosovës qe nuk e ka dhënë jetën se bashku me djalin edhe nënën qe sot të tjeret me u sorrollate ne Jahta të Budves. Jep Dorëheqje!
Dua të kujtoj gjithashtu Bajram e Gursel Sylejmanin- dy artiste , heronjtë, qe nuk e kane dhene jetën qe sot të tjeret me u sorrolate haremave të Stambollit e villave të Alpeve të Frances. Jepni dorëheqje!

Kosova nuk eshte e partive politike as prone private e askujt, as prone e Stambollit e as e Frances- eshte e qytetareve dhe atyre qe kane dhene gjitheçka per të.