Aktuale

Një muaj paraburgim për therjen me thikë në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit A.K për shkak se ka therur me thikë një person.

“Më 23 maj rreth orës 19:45, i mituri A tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin S.ZH, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale e cila mosmarrëveshje ka eskaluar në konfrontim fizik me ç’rast i mituri nga xhepi kishte nxjerrë një brisk me të cilën një herë e kishte goditur në pjesën e gjoksit afër zemrës dhe një herë në pjesën e abdomenit të dëmtuarin dhe pastaj gjatë ikjes briskun e kishte hedhë në tokë, të cilën më vonë policia e kishte sekuestruar gjersa, i dëmtuari ishte dërguar në spital”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Të miturit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.