Aktuale

Një muaj paraburgim për vjedhje të cigareve dhe veglave bujqësore

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurin E.S., për shkak të kryerjes së tri vjedhjeve në rajonin e Pejës, ndërkohë që dy bashkëkryerësit e tjerë gjenden në arrati

Më 17.05.2019, në ora 07:20, në bashkëveprim edhe me dy persona të tjerë, hapin me forcë derën e marketit, ku marrin një qese me cigare dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ku të dëmtuarit i shkaktojnë dëm në vlerë 400 euro.Në të njëjtën datë në ora 09:30, ata hapin me forcë një lokal, ku vjedhin biçikleta të vjetra, vegla pune për bujqësi, bateri dore e gjësende të imëta. Ndërsa, më vonë me forcë hapin derën e një restoranti, nga aty marrin kuletën brenda së cilës kishte të holla në vlerë 30 euro, pije alkoolike dhe largohen nga vendi i ngjarjes, duke shkaktuar dëm në vlerë prej 110 euro.