Aktuale

Një person në Prishtinë, aksidentalisht goditet me thikë

Në Prishtinë një person ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në rrugë ka hasur në dy grupe të rinjsh të pa njohur të cilët ishin duke u kacafytur.
Me këtë rast pa asnjë shkak ai është goditur në këmbë me një mjet të mprehtë-thikë, njofton raporti i policisë.

Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Me vendimin e prokurorit rasti është iniciuar. /Lajmi.net/