Aktuale

Një person sulmon dy familjarë të tij

Gjatë mbrëmjes së të dielës janë sulmuar dy persona në qytetin e Podujevës.

Një person i gjinisë mashkull ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij. Dyshohet se personi ka probleme të shëndetit mental sipas punëtorëve për punë sociale.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar mjetet me të cilat janë sulmuar viktimat.

Siç njofto policia në raportin 24 orësh, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar 2 viktima. I dyshuari është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, pasi që ka të meta psikike. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar mjetet me të cilat janë sulmuar viktimat. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.