Aktuale

Një protestues shqiptar kundër Trumpit: Budalla brina s’ka (Foto)

“Budalla brina s’ka”. Ky është mbishkrimi i një pankartë, të cilën e ka mbajtur në duar, një protestues shqiptar, derisa po kundërshtonte Urdhrin Ekzekutiv për ndalimin e hyrjes së muslimanëve në Amerikë.

Protesta ku shihet mbishkrimi shqip po mbahej në aeroportin e New York “John F. Kennedy” dhe e kanë transmetuar mediat kryesore amerikane.

CNN, FOX News janë dy prej mediave që kanë publikuar mbishkrimin fyes të shqiptarit ndaj Presidentit të ri Donald Trump.

Ndaj vendimit të Trumpit për ndalimin e hyrjes së muslimanëve në SHBA kanë reaguar edhe liderë të ndryshëm botërorë, në mesin e të cilëve edhe Anglea Merkel e Papa Francesku. Kanë thënë se nuk është justifikim terorrizmi për të mos lejuar hyrjen e njerëzve në SHBA.

Madje, Kryeministri i Australisë ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për refugjatët nga mbarë bota pavarësisht kombësisë e religjionit.