ShowBiz

Një tjetër dasmë në Qendër Votimi, dhëndri zbulon votën (Foto)

Ora shënon 15.00, dhe në kulmin e vapës, ky çift nga qyteti i Durrësit, ka shkuar të ushtrojë të drejtën kushtetuese të votës.

Veçse teksa ka votuar dhëndri ka pozuar me nusen duke ngritur dy gishtat.

Ajo që nuk dihet është nëse vota e tij ka qenë për Partinë Demokratike që historikisht ka simbol dy gishtat e demokracisë, apo për Partinë Socialiste që në këto zgjedhje parlamentare ka numrin 2 në fletën e votimit.