Rajon & Botë

Një valë e temperaturave të larta pritet ta godasë Evropën

Presioni i lartë që e tërheq ajrin e nxehtë nga Afrika Veriore drejt Evropës pritet t’i ngrejë temperaturat.

Një valë rekorde e të nxehtit parashikohet të godasë kontinentin evropian javën e ardhshme, me temperatura në qytetet nga Spanja deri në Gjermani, që pritet të arrijnë nga 32 gradë celsius deri në 38 apo edhe 40 gradë celsius në zonat më të nxehta.

Një kombinim i stuhisë mbi Oqeanin Atlantik dhe presioni i lartë i ajrit në Evropën qendrore do të ngrejë ajrin shumë të nxehtë nga Afrika drejt Evropës, duke quar në një valë të rrezikshme të të nxehtit në një pjesë të madhe të Evropës perëndimore dhe qendrore, tha parashikuesi i motit AccuWeather.

Në Francë temperaturat mes 35 dhe 40 gradë celsius pritej të ngritën përgjatë shtetit, përveç në regjionin francez Brittany të hënën, thanë meteorologët francezë por që nuk do të bien nën 20 gradë celsius gjatë natës.

“Edhe pse do të jetë afatshkurtër, kjo valë e të nxehtit mund të jetë e jashtëzakonshme për momentumin dhe fuqinë”, tha një parashikues moti.

Ministri i Shëndetësisë së Francës, Agnez Buzyn, paralajmëroi autoritetet lokale , spitalet të jenë në gjendje të lartë gatishmërie duke njoftuar se vala e të nxehtit e vitit të kaluar rezultoi në 1500 vdekje më shumë se sa normalja në Korrik dhe Gusht.

Meteorologët në Gjermani thanë se do të jetë 50 % shanse që temperaturat të arrijnë 40 gradë celsius ndoshta edhe të thyejnë rekordin kombëtar 40.3 gradë celsius që ishte në Bavari në vitin 2015.

Agjencia e parashikimit të motit, AccuWeather tha se qytetet nga Madridi në Berlin duke përfshirë Parisin, Brukselin dhe Frankfurtin do të përjetojnë “ disa ditë të kësaj vale të nxehtë” në pjesën e parë të javës së ardhshme, me temperatura prej 32 gradë celsius e lartë që pritet të shtrihen edhe në Evropën lindore në Bukuresht, Vjenë, Budapest dhe Sofje.

Parashikimet e gjata të motit shfaqin temperaturat e kësaj vere gjatë korrikut dhe gushtit më të larta se normalja, duke përmbysur temperaturat e larta të vitit 2018, të cilat sipas Agjencisë Evropiane të Ambientit ishte një nga 3 vitet më të nxehtë të shënuar ndonjëherë në kontinentin evropian, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli