Aktuale

Njëri prej themeluesve të Vetëvendosjes tregon se pse duhet të votohet sot PRO demarkacionit

Politologu, Shkëlzen Gashi dhe njëri nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosjes ka sugjeruar deputetet e LVV-së që të votojë sot pro ratifikimit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Gashi ka treguar disa arsye që partia e Albin Kurtit t’i thotë “PO” kësaj çështje. Ai ka përmendur rritjen e Listës Srpska në rast se demarkacioni dështon.

Ndër të tjera, Gashi theksoi se duhet t’i jepet drita jeshile demarkacionin pasi , me këtë rast do të ndalet e keqja më e madhe – asociacionin me kompetenca të forta për serbët, shkruan Indeksonline

“Nëse demarkacioni kalon me votat e listës Srpska, atëherë asociacioni ka me pas kompetenca të forta, ngase ky ka me qenë një prej kushteve të listës Srpska për me votu pro demarkacionit. Prandaj, lëvizja vetëvendosje duhet me e defaktorizu listën Srpska: me e mbështetë të keqën më të vogël – demarkacionin, për me e ndalë të keqën më të madhe – asociacionin me kompetenca të forta”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

the authorE B