Aktuale

Njeriu i Trumpit sot takohet me liderët e subjekteve politike në Kosovë

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet paqësore Kosovë – Serbi, prej dje po qëndron në Kosovë, me ç’rast gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me liderët e subjekteve politike.

Grenell po viziton Kosovën disa ditë pasi ka ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy palëve Kosovës dhe Serbisë me kompaninë gjermane “Lufthansa“ për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Ai mbrëmë është takuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi, kurse sot pritettë takohet edhe me liderët e subjekteve politike.

Ambasadori Richard Grenell do të pritet nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, takimi ky i planifikuar për ora 11:30.

Vizita e tij realizohet në kohën e ngërçit institucional që e ka përfshirë Kosovën, pasi që nga përfundimi zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 6 tetor 2019, ku LVV doli fituese, nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë.