Aktuale

Njësia Speciale iu bënë surprizë veteranët kroatë që po qëndrojnë në Kosovë

Një grup motoristësh kroatë shumica e të cilëve janë veteranë lufte po qëndrojnë në Kosovë.Pas një mikpritje në Prizren, ata sonte janë mikpritur në një restaurant në Milloshevë.

Pas një darke, ata janë surprizuar nga policët e NJSO-së të cilët janë takuar me ta, duke i falënderuar për vizitën në Kosovë.

Në fund ata janë fotografuar së bashku duke bërë simbolin e shqiponjës.