Sport

Njihuni me njeriun që e eliminoi dy herë radhazi me përmbysje Barcelonën

Liverpooli arriti ta bënte të pamundurën të mundur dhe ta eliminonte në ndeshjen e dytë Barcelonën.

‘Të Kuqtë’ kishin një përformancë të jashtëzakonshme dhe realizuan fitore 4-0 në ‘Anfield’, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.

Ishte edhe një natë për t’u mos u mbajtur mend nga Barcelona, që për të dytin vit radhazi eliminohen me një përmbysje spektakolare.

Kësaj here ishte Liverpool, ndërsa edicionin e kaluar ishte Roma.

Por një nga lojtarët ishte pjesë e dy përmbysjeve më të mëdha që do mbahen mend gjatë në historinë e futbollit.

Bëhet fjalë për portierin Alisson Becker, që dje mbajti të paprekur portën e Liverpoolit, ashtu siç bënte me ‘romakët’ sezonin e kaluar.

‘’Është ndjenjë e pabesueshme. Është ëndërr. Tani kemi objektivin e qartë, ta fitojmë Ligën e Kampionëve’’, deklaroi pas ndeshjes portieri brazilian.