Tech

Njihuni me shqiptarin që zbuloi pikat e dobëta të Samsung dhe antivirusit Avira

Një 21-vjeçar shqiptar, fitues i Hack Day Albania, organizuar nga Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike ka zbuluar pika të dobëta në dy nga sistemet më të përdorura sot në botë, në telefonat Samsung dhe në antivirusin AVIRA.

Rio Sherri është një i ri, i sapodiplomuar në degën Informatikë pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë

Pak kohë më parë ai ka zbuluar një aplikacion mobile, që ishte instaluar në telefonat Samsung dhe që lejonte që çdo përdorues që ishte në të njëjtën lidhje Wireless të merrte akses të plotë në telefonin e një përdoruesi tjetër.    Samsung mori menjëherë masat për ta rregulluar këtë dobësi, ndërsa i dërgoi Rios në Tiranë dhuratë një telefon Samsung Galazy S7 Edge.

Në të njëjtën kohë Rio Sherri gjeti një RCE (remote code execution) tek antivirusi: Avira free Antivirus i cili kishte impakt tek 500 milion përdorues. Avira e falenderoi duke i dërguar një shpërblim monetar.