ShowBiz

Njihuni me zëdhënësen joshëse të Donald Trump (Foto)

Ish-drejtuesja e një emisioni në televizionin Fox News, Heather Nauert, është bërë zëdhënësja e re e Departamentit amerikan të Shtetit.

Nauert ishte së fundmi një nga drejtueset e emisionit të mëngjesit “Fox and Friends” në Fox News, një emision i preferuar i Presidentit Donald Trump, ndërsa më parë ajo ishte korrespondente për televizionin “ABC”.

Megjithatë ende nuk dihet se kur do të fillojë të drejtojë konferencat për shtyp zëdhënësja e re, Nauert.