ShowBiz

Noizy sqarohet pas reagimit të ashpër: S’kam asgjë kundër Enedës, thjesht më acaron padrejtësia

Noizy ka sqaruar statusin, përmes së cilit reagoi ashpër ndaj votimeve që u bënë në “Kënga Magjike”.

Me anë të një postimi në Instagram, reperi Noizy reagoi duke thënë se është lënduar zemra e një artisti, shkruan lajmi.net.

“Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe Sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile dhe duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN TE RREJSHME”, shkroi ndër të tjera Noizy.

Ndërsa, në komente, ai sqaroi se nuk ka asgjë kundër Enedës, por mendon që në atë festival duhet të shkojnë vetëm artistat e rinj.

“Skam Asgje kundra Enedes madje Asgje kundra të gjith artistave qe moren pjese aty. Thjesht me acaron padrejtesia. Aty duhet të shkojne vetem artista të ri. Ta shfrytëzojne ate vend per FAME, artista qe kan 50 vjet në sken se kuptoj se cfar ju duhet ai vend?  Paqe dhe dashuri”, ka shkruar Noizy, i cili më pastaj e ka fshirë këtë postim. /Lajmi.net/