Nokia 3310, do të riprodhohet në MWC 2017

Ky telefon ishte prodhuar për herë të parë në vitin 2000 dhe disa nga telefonat e këtij lloji ende punojnë fuqishëm.

Nokia do të riprodhojë modelin 3310, i cili është ndoshta njëri ndër telefonat më të pëlqyer në histori. Ky telefon do të shitet për shkak të zgjatjes së baterisë.

Rikrijimi i modelit të vjetër 3310 do të shitet për vetëm 59 euro dhe do t’u përshtatet si telefon i dytë veçanërisht personave që e kujtojnë nga prodhimi në herën e parë. Do të publikohet gjatë Kongresit Botëror të Telefonave (MËC) në fund të këtij muaji.