Autoritetet norvegjeze njoftuan të mërkurën se kanë porositur pesë aeroplanë patrullues të llojit “Poseidon” të prodhimit amerikan, me të cilët do të vëzhgojnë aktivitetet e nëndetëseve ruse në Detin Verior.
Vendimi i Norvegjisë, e cila ruan kufijtë veriorë të NATO-s, vjen në momentin kur Rusia po modernizon ushtrinë e saj, në veçanti flotën e nëndetëseve veriore, transmeton KosovaPress.
Norvegjia do të ndajë 1,1 miliard euro për blerjen e aeroplanëve.
Britania e Madhe, po ashtu, për shkak të shtimit të aktivitetit ushtarak rus në veri, ka vendosur që të blejë aeroplanë të ri.