Aktuale

Novobërdë, shpërthen një granatë dore

Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa ankuesi mashkull shqiptar ishte duke pastruar oborrin e një shtëpie të pa banuar , në momentin kur kishte ndezur disa mbeturina, aty kishte shpërthyer një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Në njoftim të Policisë thuhet se në momentin e shpërthimit ankuesi ishte larg zjarrit dhe nuk ka pësuar lëndime.

“Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti për deminim i FSK-së”, thuhet në njoftim./KP