Tech

NSA e SHBA-së lidh Korenë e Veriut me virusin Wannacry

Virusi Wannacry i cili ka prekur shumë organizata në 150 vende të botës në maj, thuhet të ketë lidhje me Korenë e Veriut.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA (NSA), ka deklaruar se pas virusit Wannacry fshihen hakerë të lidhur me Korenë e Veriut.

Edhe Washington Post thotë se ka besim në gjetjet e raportit të NSA, ndërsa agjencia e sipunazhit tha se virusi kishte për qëllim të rrisë arkën e regjimit.

Kompania e sigurimeve Symantec gjithashtu beson se një grup hakerash i lidhur me Korenë e Veriut ishte pas sulmit.

Por përfshirja e Koresë së Veriut është kundërshtuar nga disa kompani të tjera të sigurisë.

the authorE B