ShowBiz

Nuk e keni ditur por këta dy të famshëm nuk flasin me njëri-tjetrin

Dy artistë të njohur të ekranit nuk flasin me njëri-tjetrin.

Louis Tomlinson dhe Liam Payne nuk flasin mes vete, shkruan lajmi.net.Ky i fundit ka pranuar se jeta në “One Direction” ishte “toksike” dhe zbuloi se ai ishte grindur me shokun e tij të të njëjtit grup.

Në mëngjesin e ‘Hits Radio’, Liam bëri zbulimin befasues për ‘luftën’ e tij me Louis.“Kur ishim në grup, ndjehej një lloj i tillë, sepse ai ishte më i moshuari dhe sepse unë do të këndoja për mjaft kohë, të dy u futëm në një pozitë të çuditshme”, tha ai. “Ai dëshironte të bëhej udhëheqësi dhe unë po bëja gjërat e mia. Kështu që, në fillim nuk u morëm vesh fare. Ne e urrenim absolutisht njëri-tjetrin, ishte aq qesharak. Në të vërtetë i keq. Ne e fshehëm mirë këtë”, tha ndër të tjera këngëtari anglez.

Pavarësisht problemeve me shokun e tij Liam thotë se do të donte të rikthehej në “On Records”.“A do të doja të ktheheshim së bashku? Po, patjetër. Unë nuk shoh ndonjë arsye pse ne nuk mundemi, por nëse kjo është mënyra se si ai mendon se varet vërtet nga ai”, ka përfunduar Payne./Lajmi.net/