Sport

“Nuk ka favorit në finale të Ligës së Kampionëve”

Sipas legjendës së Juventusit, Alessandro Del Piero, në finale të Ligës së Kampionëve nuk ka favorit.
Juventus do të përballet me Real Madridin në Cardiff këtë të shtune, në përpjekje për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996, transmeton Express.

“Nuk ka favorit, aspak madje,” ka thënë ish-sulmuesi i Juventus në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

Ai beson se Juventus do të mbrohet por do të sulmojë në momentet e duhura.

“Juvendos nuk do të sulmojë terë kohën, do të pranojë që të mbrohet. Do ta presë momentin e duhur për të sulmuar pa e humbur barazh peshën,” ka thënë Del Piero./Express/