Sport

Nuk ndalet Prishtina, Llapi përmbysi Besën (Foto)

Prishtina ka vazhduar me formën e mirë edhe në xhiron e shtatë të Vala Superligës së Kosovës në futboll, duke marrë tre pikë në përballje me Ferizajn. Ndërsa Llapi ka arritur të përmbysi Besën nga 2:0, për të fituar në fund 3:2, përcjell Gazeta Express.

 

Prishtina ka vazhduar me formën e mirë edhe në xhiron e shtatë të Vala Superligës së Kosovës në futboll, duke marrë pikët e plota nga përballja me Ferizajn.

Golin e tre pikëve e shënoi Debatik Curri në minutën e 80’të, duke marrë sërish kryesimin në Superligë, me një pikë më shumë se Trepça ’89, që mposhti 3:2 Drenicën në këtë xhiro, shkruan Gazeta Express.

Në xhiron e shtatë të Vala Superligës tri pikë i ka marrë edhe Llapi që përmbysi gjithçka ndaj Besës.

Besa e nisi furishëm ndeshjen duke shënuar dy gola brenda pesë minutave. Për 1:0 Qemail Elshani realizoi nga afërsia në minutën e dytë, derisa llapjanët pas pak minutave shënuan autogol për rezultatin 2:0.

Ky rezultat mbeti deri në fillim të pjesës së dytë. Fillimisht Florim Bërbatovci ngushtoi epërsinë pas rrëmujës që u krijua në zonën e Besës, derisa barazoi gjithçka në këtë ndeshje Bujar Idrizi në minutën e 57’të. Derisa golin e tre pikëve e shënoi Edon Zeqiri në minutën e 85’të, për t’i marrë tre pikë nga kjo ndeshje, shkruan Express

Nesër do të zhvillohet ndeshja mes Dritës e Gjilanit, e fundit për xhiron e shtatë: