Aktuale

Nuk rrezikohet koalicioni, bojkoti nga serbët nuk është zgjidhje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka th[në[ se bojkotimi i Kuvendit dhe Qeverisë nga ana e Listës serbe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës PDK-LDK.

Veseli ka thënë se bojkotimi nga e Listës serbe nuk e rrezikon koalicionin, por sipas tij, kjo qasje nuk është zgjidhje as për serbët.

Edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se Lista serbe nuk mund t’i shantazhojë dhe t’iu imponojë zgjidhje.

Ai tha se me kërcënime nuk mund të bëjnë asgjë.

“Lista serbe nuk mund të shantazhojë… Ata duhet të mësohen që me kërcënime nuk mund të bëjnë asgjë”, u shpreh shefi i GP të LDK-së.