Kuriozitete

Nuk do ta besoni, ka 9 djem por është sërish shtatzënë (Foto)

Nëntë palë rroba me baltë, çorape të djersitura të rreshtuara si kukullat ruse nga më e madhja tek më e vogla. Përveç tyre janë dhe nëntë uniforma shkolle, apo veshje të ditës.

Në kuzhinë, një tabaka e mbushur me tasa drithërash apo tosta për të ushqyer një ushtri. Kjo është dita e nënës së mrekullueshme Alexis Brett, e vetmja femër në një shtëpi plot me meshkuj.

Alexis ka sjellë në jetë plot nëntë djem, dhe tashmë është shtatzënë në muajin e tetë, sërish me djalë.

Alexis, 37 vjeçe dhe bashkëshorti i saj David, 42 vjeç, mendohet të jenë çifti i parë në Angli që kanë 10 djem rresht.

Ish infermierja është vetëm një djalë larg formimit të një skuadre futbolli, por këmbëngul se nuk dëshiron të lind më, duke i dhënë fund pas sjelljes në jetë të djalit të fundit. Epo me kaq shumë djem, nuk është çudi që asaj dhe bashkëshortit makinerist treni tu dalë tym nga veshët.