Nuk do ta besoni kush e ka shoqëruar sot në zyrë Kryeministrin kanadez

Si një nga liderët më simpatikë në botë, ai ka fituar zemrat e shumë femrave, duke filluar nga Kancelarja Angela Merkel, Dukesha e Kembrixhit e deri tek vajza e Presidentit amerikan, Ivanka Trump.

Por tashmë Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka treguar një tjetër anë të tijën, atë të “babait”.Trudeau ka postuar në rrjetet sociale disa foto me djalin të tij 3-vjeçar, Hadrien në Facebook , me mbishkrimit “Kisha shoqëri sot në zyrë!”.

45-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire, janë prindër të tre fëmijëve, Hadrien Ela dhe Xavier, 9 vjeç.

Duket se fansat janë shumë të lumtur me fotot interesante Hadrienit të vogël që qëndron në tavolinën e punës së të atit, dhe përshëndet delegatët e asamblesë gjatë një takimi zyrtar.