Tech

Numër rekord i vizitorëve në ditën e tretë të Panairit “Prishtina International AutoShow”

Në ditën e tretë të Panairit “Prishtina International AutoShow” është shënuar një numër rekord i vizitorëve, të cilët e kanë vizituar këtë panair nga të gjitha anët e Kosovës.

Ekrem Tahiri, nga kompani MODUS, bashkë organizatore e këtij panairi tha: “Panairi ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm dhe fluksi i njerëzve që po e vizitojnë është i pandalshëm. Sot, sigurisht edhe pse është ditë pushimi, numri i vizitorëve është dukshëm më i madh sesa në ditët e kaluara. Deri më tani sipas të dhënave që ne i posedojmë, panairi është vizituar nga më shumë se 9,000 persona” tha Z. Tahiri.

Kurse Bujar Hoxha Kryetar i Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) tha: “Panairi po del të jetë një sukses absolut, përmes të cilit kompanitë pjesëmarrëse po kanë mundësi me i prezantuar nga afër modelet më të reja të veturave të tyre, por edhe të kontaktojnë direkt me të vizitorët të cilëve po ju japin informata të detajizuara. Automjetet po shiten vazhdimisht dhe përgjatë këtyre ditëve janë shitur një numër i konsiderueshëm automjetesh. Me të dhëna të plota do të dalim në ditën e fundit të panairit,” përfundoi Z. Hoxha.

Panairi “Prishtina International AutoShow” po mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj (Prishtinë) dhe të pranishme në këtë panair do të jenë brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Seat, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volksëagen.

Paniri “Prishtina International Autoshoë” do të jetë i hapur edhe nesër (e diel) nga ora 10:00 deri në ora 20:00.

Ky panair po organizohet nga Shoqata e Importueseve te Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”.

the authorE B