Aktuale

Numërimi drejt fundit, rezultat befasues në Skenderaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me publikimin e rezultateve për zgjedhjet e 6 tetorit dhe ky proces tashmë është nga fundi, pasi janë numëruar shumica e votave.

Nga rezultatet e deritashme për komunën e Skënderajt shihet se ka një rezultat befasues.

Kjo pasi, në bastionin e Partisë Demokratike të Kosovës, pra në Skenderaj, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që pas numërimit të votave të renditet në vendin e dytë.

Në këtë komunë, PDK ka marrë 12 mijë e 116 vota. Ndërkohë e dyta është renditur Vetëvendosje me 1 mijë e 209 vota, duke e lënë pas kështu Nismën, si dhe LDK-në e partitë e tjera.