Kuriozitete

Numri Zero është përdorur edhe para 500 viteve

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë ashtu në përfundim se numri Zero mund të jetë përdorur nga matematikanët e Indisë edhe para 500 viteve.

Një dokument i gjetur me dorëshkrim Bakshali, ka dëshmuar se numri Zero është përdorur në formën e pikave që shënojnë një vlerë të caktuar, për shembull për të dalluar 1 nga 10, ose 10 nga 100, transmeton portali arbresh.info

Sipas dëshmive vlerësohet se ky stil shkrimi është përdorur diku mes shekujve 8-12 para Krishtit, megjithatë sipas shkencëtarët besojnë se vlerësimi në karbon e shfaq atë diku rreth viteve 224-383 pas Krishtit.

Babilonasit dhe Mayat kanë përdorur pikat për të treguar ndryshimin e vlerave, megjithatë shkencëtarët shtojnë se indianët ishin të parët që përdorën numrin Zero në llogaritje./arbresh.info/