Aktuale

Nusja shkon për të votuar

Dëshira për të shprehur vullnetin me votë, ka bërë që një nuse në Fier, e veshur me fustanin e bardhë t’i drejtohet kutisë së votimit.

Paraditen e sotme, në shkollën 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier, nusja që shikoni në fotografi është paraqitur në qendrën e votimit, për të hedhur votën, për partinë e saj të preferuar.

Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re, duke bërë që nusja të fotografohet nga të pranishmit.