Aktuale

Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Kaçanik

Një fëmijë raportohet se ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Kaçanik, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Rasti ka ndodhur dje pas orës 10.

“Në rrethana ende të panjohura një fëmijë mashkull shqiptar i moshës 8 vjeçare ka rënë nga kati i dytë i korridorit të shkollës “Emin Duraku” Kaçanik. Fëmija i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Raportohet se gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë”, raporton policia.