Aktuale

Nxënësit kërkojnë drejtësi për vrasjen e Aulon Zekës (Foto)

Disa nxënës të shkollave të mesme janë mbledhur sot para Teatrit Kombëtar në kryeqytet ku po kërkojnë drejtësi për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre Aulon Zeka.

Me pankarta në duar ku kërkohet “Drejtësi për Aulonin” nxënësit kanë shprehur pakënaqësinë me ngjarjen tragjike që ka ndodhur.

Aulon Zeka është gjetur i vrarë të shtunën afër shkollës “Model” ndërsa sit ë dyshuar janë arrestuar një 16 vjeçar dhe një 15 vjeçare.

Gjykata atyre ua ka caktuar nga një muaj paraburgim. Për vrasjen e Aulon Zekës ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj./KP/