Rajon & Botë

Nxirren edhe katër trupa nga anija e përmbytur në Danub

Katër trupa të tjerë janë nxjerrë nga ujërat e lumit Danub në Hungari pasi autoritetet e këtij shteti e nxorën nga uji anijen e fundosur muajin e kaluar.

Me këtë anije ishin duke lundruar dhjetëra turistë nga Koreja Veriore, ndërsa u fundos pasi u godit nga një anije tjetër më e madhe, duke lënë të vdekur 20 persona. Tetë të tjerë u shpallën të zhdukur.

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për t’i gjetur trupat e njerëzve të zhdukur po pengohen nga niveli i lartë i ujit të Danubit në këtë periudhë të vitit.

Katër trupat e personave të zhdukur ende nuk janë identifikuar në mënyrë zyrtare, por besohet se ata janë të kapitenit hungarez të anijes dhe të tre turistëve nga Koreja Jugore, përfshirë një vajzë 6-vjeçare.

Njëri nga zhytësit, Zoltan Papp, tha se puna e ekipeve të shpëtimit është vështirësuar edhe për shkak të dukshmërisë shumë të kufizuar në ujin e turbullt, shpejtësisë së madhe të rrjedhës së ujit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.