Ekonomi

OAK i jep shtetit disa rekomandime për bujqësinë

Krijimi i regjioneve për produkte të caktuara bujqësore, garantimi i çmimit për produkte, krijimi i një banke për zhvillim me qëllim të zhvillimit të bujqësisë, si dhe obligimi i fermerit që të paguajnë 3 për qind të tatimit, janë disa nga nevojat që duhet fokusuar institucionet e Kosovës.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës me temën “Bujqësia dhe Zhvillimi rural-sfidat e Kosovës”, ku ishin të pranishëm biznesmen të ndryshëm nga Kosova.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Bajram Berisha ka kërkuar që në Kosovë të ndryshohet kultura e mbjelljes së ushqimeve me qëllim të krijimit të madh për vende pune.

Berisha po ashtu tha se duhet të bëhet edhe krijimi i zonave të specializuara bujqësore për të arritur në mbyllje të një çarku për një prodhim të caktuar bujqësor.

Shembull konkret ai ka përmendur Rahovecin ku prodhohet rrushi por edhe krijohen prodhime nga rrushi si vera.

Ai po ashtu tha se duhet të krijohet edhe një rregull që subvencionimi të bëhet për frutat e grumbulluara e jo për sipërfaqet.

“Është çështja se çfarë duhet kultivuar dhe kjo është çështje edhe e Odës por edhe e jona bashkë ta ngrisim zërin, ta ndryshojmë këtë logjik, ta ndryshojmë logjikën e kultivimin të kulturave të cilave ne u kemi thënë kultura ekstensive dhe duhet të përpiqemi të mbjellim kultura të cilat ka nevojë për angazhim dhe angazhimi është i barabartë me rritje të punëtorëve…Ajo çka do të duhej të ndodh në një të ardhme të afërt është krijimi i regjioneve apo zonave të specializuara bujqësore që nuk ka ndodhur kurrë krijohen zona dhe sektor strategjik ku do të arrinte organizimi i caktuar ta mbyllte ciklin e prodhimit që nga fara deri tek produkti final. ….pra unë mendojë që do të duhej të krijojmë rregull që subvencionimi të bëhet për frutat e grumbulluara dhe jo për sipërfaqe që kemi sepse është teori e qartë se subvencionet janë të barabarta me humbjen e aftësisë prodhuese” tha ai.

Ndërkaq mes të tjerash ai tha se në Kosovë ende nuk është arritur që të krijohet prodhimi i një kulture tradicionale siç ka qenë dikur prodhimi i duhanit.

Berisha po ashtu ka ngritur shqetësime edhe për çmimet e prodhimeve në vend për të cilat ka kërkuar që të ngritët zëri për një çmim të volitshëm.

Pronari i kompanisë “AAS Partners”, Kushtrim Ajvazi u ndal pagesa e normës së sheshtë dhe TVSH-ja.

“Fermeri nuk deklaron asnjë të deklaratë por deklaron biznesi në emër të fermerit përkatësisht paguan tatim biznesi në emër të fermerit dhe realisht në zhargonin e tatimeve ky tatim quhet tatim i mbajtur në burim, bizneset janë të obliguara që çdo muaj në sa kanë bërë pagesa për fermer, i kanë blerë ato produkte dhe kanë bërë pagesa duhet të dallohet momenti i faturimit edhe momentin e pagesës ….Bizneset në Kosovë janë duke u dëmtuar vetëm për shkak se nuk janë të informuar, edhe fermerët por nuk janë të informuar edhe bizneset, pra këto obligime, pra obligimi i fermerit ke 3 për qindshi që nuk e paguan prapë vetë, e paguan biznesi, por biznesi e ka për obligim me ia lëshuar certifikatën vjetore se ka paguar në emër të fermerit dhe në të njëjtën kohë biznesi e krediton tvsh që obligim nuk është i fermerit dhe realisht ia ulë koston çoftë prodhimit, çoftë edhe përpunimit të mëtejshëm”, tha ai.

Pjesë e kësaj tyreze ishte edhe pronari i kompanisë “Besimi Commerc”, Hyzri Gashi, i cili tha se rreziku për investime mund të eliminohet kur prodhuesi i imët të ofrojnë produktin dhe ta lidhin me konsumatorin.

Ai po ashtu tha se në Kosovë duhet të krijohet një institucion financiar.

“Prodhuesit i imët të ofrojnë produktin dhe ta lidhin me konsumatorin, çka ndodh këtu u eliminua tregtari nuk do të thotë që jemi kundër tregtarëve se edhe ne jemi në një formë tregtarë por është eliminuar një fitim i pa nevojshëm i dikujt që nuk ka bërë asgjë përveç që ka luajtur rolin e një ndërmjetësuesi….Kosovës i duhet një institucion financiar i cili në fakt e lidh komunikimin real jo virtual dhe tani kompanitë që don me investu”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasnqi tha se nga ky takim janë nxjerrë disa kërkesa për të cilat mund t’iu drejtohet edhe institucioneve të vendit.

“Të krijohen regjionet për produktet e caktuara bujqësore në mënyrë që të krijohen sasi më të mëdha, sipërfaqe më të mëdha dhe tregtarët të kenë vend ku me ble produkte të caktuara…Investimi në mbylljen e ciklit prodhues në atë regjion për ato produkte të investohet në fabrika kështu që ai cikël të finalizohet aty ku është…Subvencionet duhet të bëhen në sasi dhe jo në hektar, nën katër shteti të garantoj çmimin për produkt që thotë nër këtë çmim nuk bie dhe shteti e garanton atë çmim në vend të subvencionimit, nën pesë shteti të garantoj bujkun apo fermerin që të paguaj 3 për qind të tatimit dhe mos të vazhdoj ta obligoj biznesin”, tha ai.

Ndryshe, Oda e Afarizmit të Kosovës është formuar gjatë këtij viti por deri tash janë të anëtarësuara rreth 200 biznese të Kosovës. /kp/