Rajon & Botë

Obama beson se Rusia i ka rrjedhur emailat për të ndikuar në zgjedhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se ka mundësi që që Rusia ka dorë në rrjedhjen e emailave të Partisë Demokratike, javën e kaluar.

Sipas Obamës kjo do të mund të jetë bërë me qëllim që të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Çdogjë është e mundshme. Ajo që ne e dimë është se rusët kanë depërtuar në sistemet tona, jo vetëm në ato qeveritare por edhe në sistemet private”, tha Obama mbrëmë vonë në intervistën për rrjetin NBC.

Mëtutje, zoti Obama theksoi se rivali i kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton, republikani, Donald Trump, “në mënyrë të përsëritur ka shprehur admirim për Vladimir Putinin” dhe ka thënë se ai dëshiron të punoj me Rusinë më për së afërti për t’i zgjidhur problemet globale, siç është lufta kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.