Rajon & Botë

Obama me pushime atje ku ka kaluar fëmijërinë

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama po i kalon pushimet me familje në Indonezi, pas mbërritjes në Bali dhe më pas do të vijojë në Xhakarta, qytet ku ka kaluar një pjesë të fëmijërisë, theksuan sot autoritetet.

“Ish-presidenti, i veshur sportiv mbërriti në ishullin turistik të Balit me bashkëshorten, Michelle dhe dy vajzat”, njoftoi një zyrtar ushtarak lokal.

“Ata mbërritën në orët e vona të natës dhe u vendosën në hotelin e tyre në Ubud”, deklaroi një komandant ushtarak lokal, I Gede Widiyana.

”Ish-presidenti amerikan u zgjua herët në mëngjes, bëri disa ushtrime në kopështin luksoz të kompleksit”, theksoi Widiyana, pa dhënë asnjë informacion tjetër se si familja do të kalojë pushimet.

Javën e ardhshme, Barack Obama dhe familja e tij do të shkojnë në Yogyakarta, ku do të vizitojnë ish-tempullin e Borobudur. Ata do të qendrojnë dy ditë dhe do të fluturojnë më pas për në Xhakarta.

Në fëmijërinë e tij, Barack Obama ka jetuar për katër vjet në Xhakarta, kryeqyteti indonezia deri në vitin 1970.

Barack Obama është shumë i vlerësuar në Indonezi, ku një statujë bronxi prej dy metrash me imazhin e tij është ngritur në oborrin e ish-shkollës.

the authorE B