Ekonomi

OBSH pret rritje të tregtisë botërore prej 2,4 për qind këtë vit

Tregtia globale është në rrugë që të rritet për 2,4 për qind në këtë vit, pavarësisht se ekziston “paqartësi e thellë” në aspektin e zhvillimeve ekonomike dhe politike, sidomos në SHBA, ka njoftuar të mërkurën Organizata Botërore e Tregtisë (OBSH).

Hapësira e rritjes potenciale të tregtisë për këtë vit është rishikuar ndërmjet 1,8 dhe 3,6 për qind në krahasim me vlerësimin e shtatorit prej 1,8 deri 3,1 për qind, thekson OBSH, duke treguar për rrezikun nga “ngulfatja” e aktiviteteve tregtare për shkak të mungesës së qartësisë së politikave qeveritare, transmeton Reuters.