Aktuale

O’Connell: Mbretëria e Bashkuar mbështetë Ushtrinë e Kosovës

Kosova po bëhet me Ushtri.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë është Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcën e armatosur.

Kështu është përgjigjur ambasadori i Britanisë në pyetjen e gazetares së lajmi.net: “Si e shihni transformimin e FSK-së në Ushtri, a përkrah Britania e Madhe?”

Ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të konsultohet me aleatët e NATO-në.

“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim me aleatet e NATO, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013”, thuhet në përgjigjen e tij.

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë për transformimin e FKS-së në Ushtri të premten në ora 10:00. /Lajmi.net/