Aktuale

O’Connell, Thaçi e Mustafa, do të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme

Britania e Madhe ka një plan konkret që t’i ndihmojë Kosovës në qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhënie.

Në një takim informues me gazetarë, zyrtarët e Ambasadës Britanike kanë shpjeguar se tashmë është në proces të tenderimit përcaktimi i një kompanie britanike rekrutuese, e cila do të kryente përzgjedhjen e kandidatëve për borde të caktuara të ndërmarrjeve publike.

Një marrëveshje pritet të nënshkruhet të hënën në mes ambasadorit britanike Ruairi O’Connell, kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi, raporton Klan Kosova