Ekonomi

Oda Amerikane organizon tryezën “Adresimi i ekonomisë joformale”

Me qëllim të diskutimit mbi ndikimet që ekonomia joformale ka në ekonominë e Kosovës dhe konkurueshmërinë e sektorit privat, si dhe diskutimin mbi mënyrat se si duhet të adresohet ky problem, sot Oda Amerikane organizon tryezën me temën “Adresimi i ekonomisë joformale”.

Në tryezë do të marrin pjesë panelistë që drejtpërdrejtë janë të përfshirë në luftën ndaj këtij fenomeni në baza ditore./KosovaPress/