Rajon & Botë

OKB: Tortura në Turqi në shkallë të gjerë pas grushtit të shtetit

Autoritetet turke kanë krijuar një mjedis në favor të torturës pas tentativës së grushtit të shtetit në korrik, njoftoi sot raportuesi special i OKB-së duke shtuar se abuzimet ishin shtuar ndjeshëm pas grushtit të shtetit.

“Duhet vënë në dukje se tortura dhe format e tjera të keqtrajtimeve janë përhapur në ditët dhe javët që pasuan grushtin e dështuar të shtetit, kryesisht në momentin e arrestimit dhe gjatë ndalimit në paraburgim”, deklaroi raportuesi special i OKB-së në lidhje me torturën Nils Melzer.

“Ligjet dhe dekretet e miratuara së fundmi krijuan një mjedis të favorshëm për torturën”, theksoi ai në një konferencë shtypi në Ankara gjatë së cilës ai ndau konstatimet e para në përfundim të një vizite gjashtë ditore.

Pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, presidenti Recep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe nënshkroi disa dekrete që mundësojnë zgjatjen e periudhës së paraburgimit në 30 ditë, ku pesë të parët mund të prangosen pa praninë e një avokati.